image Del bilanci i COVID-19 në Kosovë - 1 viktimë dhe 11 raste të reja

Shëndetësi

Del bilanci i COVID-19 në Kosovë – 1 viktimë dhe 11 raste të reja

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë është konfirmuar edhe një viktimë nga COVID-19 dhe 11 raste të reja, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733, thuhet në njoftimin e MSH-së. /GazetaSinjali/