image Del autopsia e pavarur për vdekjen e George Floyd

Botë

Del autopsia e pavarur për vdekjen e George Floyd

news image

Autopsia e pavarur për vdekjen e George Floyd ka zbuluar se ai vdiq nga “asfiksimi nga presioni i qëndrueshëm”, sipas avokatit të familjes, Ben Crump.

Gjetjet e pavarura të autopsisë vijnë pasi ekzamineri mjekësor i qarkut Hennepin nuk gjeti “asnjë gjetje fizike” për “të mbështetur një diagnozë të asfiksisë traumatike ose mbytje”, sipas ankesës penale të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Hennepin në arrestimin e ish-oficerit Derek Chauvin.

Chauvin e kishte mbajtur Floyd me gju në qafë për 8 minuta e 46 sekonda në total dhe dy minuta e 53 sekonda pasi Floyd nuk kishte reaguar më, thuhet në ankesë.

Rezultatet paraprake të autopsisë, të cituara në ankesë thanë që efektet e kombinuara të shkaqeve dhe problemet themelore shëndetësore të Floyd, përfshirë sëmundjen e zemrës, ndoshta kanë kontribuar në vdekjen e tij. /Gazeta Sinjali/