image Deklarohet sërish OBSH, tregon për rezultatet e zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit

Botë

Deklarohet sërish OBSH, tregon për rezultatet e zbulimit të vaksinës kundër koronavirusit

news image

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk është e sigurtë ende shpikja e vaksinës kundër koronavirusit, por do të ishte një e mirë publike nëse do të ndodhte.

Përmes një video-konference me Komitetin e Shëndetësisë në Parlamentin Evropian, tha se nëse brenda vitit do të mund të shpiket një vaksinë atëherë do të ishte një gjë e mirë për të gjithë.

“Është shumë e vështirë të thuhet sigurt se do të ketë një vaksinë”, ka deklaruar ai. “Ne kurrë s’kemi pasur një vaksinë për koronavirusit. Andaj nëse bëhet, shpresojmë që po, do të jetë e para ndonjëherë”, tha Ghebreyesus.

Ai ka thënë se OBSH-ja tashmë ka më shumë se 100 kandidatë që po punojnë për vaksinë të tillë, me një nga to që është në faza të avancuara të zhvillimit.

“Duke shpresuar se do të ketë një vaksinë, presim që të kemi një të tillë brenda një viti. Nëse përshpejtohet, mund të vijë edhe më shpejt, por për pak muaj. Këtë po e thonë shkencëtarët”, ka shtuar ai./ Gazeta Sinjali/