Pas djegies se makinës se gjyqtarit Andri Ymeri në Shkodër, policia ka nisur verifikimet e kamerave të sigurisë.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, pasi ne kamera janë zbuluar dy persona qw kanw spërkatur mjetit me benzine. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie, por edhe vetë gjyqtari Andri Ymeri.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur për të identifikuar autorët e më pas për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi por edhe është e vështirë për t’i identifikuar për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza.
Forcat e policisë dyshojnë se kjo ngjarje lidhet me punën e gjyqtarit dhe ka dyshime se është një mesazh në adresë të tij.
Vetë gjyqtari Ymeri ka mohuar që të ketë ndonjë konflikt me ndokënd dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë përse makina e tij është djegur.
Mjeti tip “Benz” kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve derisa kanë arritur ta djegin mjetin në fjalë. E gjithë skena e djegies është në vetëm pak sekonda dhe dy autorët e paidentifikuar zhduken menjëherë.