Distria Krasniqi e ka mposhtur Funa Tonaki në finale të olimpiadës në “Tokyo 2020”, shkruan Sinjali Sport.
Krasniqi e mposhti japonezen me anë të një lëvizje të jashtëzakonshme duke fituar 1-0.
Kjo është medalja e parë për Kosovën në këto lojëra, në ditën e dytë të olimpiadës, ndërsa paraqitja e parë e pjesëmarrësve kosovar ishte kjo e Distrisë.
Distria pas duelit u deklarua për media, ku tha se nuk ka përfunduar asgjë me këtë medalje, do të luftojë edhe për tjera në të ardhmen.
“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur në këto kohë”, tha ajo.
Natyrisht, kush shkoni në finale ju gjithmonë dëshironi medaljen e artë”, shtoi ajo.
“Ishte vështirë përballja me Tonakin sepse fillimisht jemi në Japoni dhe ajo është në vendin e saj, por ajo është një xhudiste tepër e fortë”, tha Kransiqi.
“Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira” përfundoi medalistja më e re. /Gazeta Sinjali Sporti/