image Deklarohet deputeti që tërheqi qytetarin në qendrën e votimit: Më penguan dy “gorilla” të mëdha

Shqipëri

Deklarohet deputeti që tërheqi qytetarin në qendrën e votimit: Më penguan dy “gorilla” të mëdha

news image

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho, reagoi për incidentin që e pa protagonist në një qendër votimi në Maliq.

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, shpërndau një video ku shihet Spaho që tërheq një qytetar në qendrën e votimit në fshatin Zvezdë.

“Shkova për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit. Kisha marrë informacion që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë qendrës së votimit. U përpoqa t’i bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy “gorilla” të mëdha. U përpoqa t’i anashkaloj, ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. E tërhoqa pasi po më pengonte. Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë më rrethuan dhe u detyrova të dal”, deklaroi Spaho.

“Njoftova komisarin dhe KZAZ dhe kërkova prezencën në Zvezdë. Teksa prisja u përballa me të shara dhe ulërima. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy “gorillat”, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. I thashë Pendavinjit që është hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme, situata po acarohej dhe u detyrova të dal jashtë”, shtoi Spaho, i cili theksoi se ka bërë kallëzim penal.

/GazetaSinjali/