image Deklaratat e presidentes, Lushtaku e quan Osmanin “fëmijë i lazdruar”

Politikë

Deklaratat e presidentes, Lushtaku e quan Osmanin “fëmijë i lazdruar”

news image

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kritika të ulëta ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, duke aluduar në ish-presidentin Thaçi tha se ka përfunduar koha e tregtarëve të kufijve. E për këtë, Lushtaku tha se Thaçi i ka bërë kufijtë me bashkëluftëtarët e UÇK-së, e Osmani mundohet të ulë pozitën e presidentit duke u “marr me pallavra”.

“Osmani ka kritika të ulëta dhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kur e dëgjon një fjali të tillë është e turpshme për një presidente të vendit. E dimë që Thaçi me bashkëluftëtarët e UÇK-së janë ata që e kanë çliruar vendin. Ai i ka bërë kufijtë bashkë me ata burra dhe e ka bërë shtetin që sot Osmani mundohet të përvetësojë dhe të ulë pozitën e presidentit duke u merr me pallavra të tilla”, tha ai në tëvë1.

/GazetaSinjali/