Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se ekipi i tij nuk ka luajtur në nivelin e duhur ndaj Çekisë. Ka thënë se Anglia ka pranuar golat tipik nga shanset e njëjta që anglezët humbën.
“Performanca jonë nuk ishte mjaftueshme e mirë, është kaq e thjesht. Golat që pranuar janë tipike si shanset që humbëm. Duhet të pranojmë se kolektivisht nuk ishte një performancë e mirë. Tentuam të ndryshojmë formën që nuk po funksiononte, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur Southgate.
Tani në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje në dispozicion.