image Deklarata e shefit të stafit të Kurtit ngjallë reagime, i përmendet një kompani milionëshe

Politikë

Deklarata e shefit të stafit të Kurtit ngjallë reagime, i përmendet një kompani milionëshe

news image

Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, përmes një postimi në Facebook sot ka sulmuar mediat online, duke thënë se ngjasojnë me kompani të kriminalizuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Dalipi tha se Qeveria Kurti ka ndërprerë kontratat me portalet, pasi sipas tij, kjo metodë është aplikuar nga ish-qeveritarët për të “blerë” heshtjen e portaleve.

Kjo deklaratë e Dalipit ka ngjallur reagime të shumta, një ndër ta ka qenë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK thotë se gjuha e Dalipit është “në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetari në vend”.

Ndërkaq në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari, Vehbi Kajtazi.

Përmes llogarisë së tij në Twitter ai ka pyetur me ironi z. Dalipi nëse mediat “po i ngjasojë pak me MDA-në”. MDA quhej kompania në të cilin z. Dalipi punonte dhe e cila ishte e përfshirë në një keqpërdorim me fonde.

E kundrejt kësaj deklarate ka folur edhe gazetari Valon Syla.

“Një info për gazetarët e prekur nga deklarata pa shije e ‘milionerit’ Luan Dalipit anti mediave. Ky në firmën e tij e ka ortak vllaun e Gjonbalës atij 50 milionshit, nga New Yorku. A pe kuptoni çfarë Shefi të Kabinetit e ka Kurti. Një përfitues, i radhës. Kaq. Le të ngjyn edhe naj ditë”, ka thënë ai.

Mediat i kishte sulmuar edhe bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i cili i kishte quajtur ato “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

/GazetaSinjali/