image Deklarata e Shaqirit si futbollist i ri i Chicagos

Futboll

Deklarata e Shaqirit si futbollist i ri i Chicagos

news image

Chicago ka thënë se kosovari që luan për Zvicrën, është transferi më i shtrenjtë në histori të kësaj skuadre por që ata nuk e kanë specifikuar shumën e dhënë për të

Kosovari që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri ka thënë se ai synon që ta “rikthen lavdinë” në Chicago Fire, pasi që ai u transferua në klubin e Major League Soccer.

30-vjeçari arriti në Chicago të enjten e javës së kaluar, pasi nënshkroi kontratë tri vjeçare për klubin.

Chicago ka thënë se ai është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit të tyre por që nuk e ka specifikuar shumën, e që spekulohet rreth 7 milionë euro.

“Liga po bëhet mirë e më mirë. Për mua, është një ligë e mirë”, ka thënë Shaqir.

“Doja të largohesha nga Franca, dhe mundësia erdhi me Georg Heitz. Siç kam thënë më parë, ne jemi gjithmonë në kontakt me vëllain dhe agjentin tim. Unë mendova shumë, por kur Georg erdhi me projektin e madh, isha i entuziazmuar”, shtoi lojtari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.

Shaqiri ishte titullar vetëm në 11 paraqitje në Lyon këtë sezon, ku shënoi dy gola kundër Troyes më 22 shtator dhe Marseille më 1 shkurt. Ai po ashtu është paraqitur në pesë ndeshje të Europa Ligës.

Shaqiri ka luajtur për Baselin (2009-12), Bayern Munichun (2012-15), Inter Milan (2014-15), Stoke (2015-18) dhe Liverpool (2018-21) para se të nënshkruante me Lyon gushtin e kaluar një kontratë që zgjaste deri më 2024.

Ai ka shënuar 26 gola në 100 paraqitje për Kombëtare. /GazetaSinjaliSporti/