image Deklarata e modeles Gigi Hadid kundër Izraelit konsiderohet antisemite

Bota e Yjeve

Deklarata e modeles Gigi Hadid kundër Izraelit konsiderohet antisemite

news image

Modelja Gigi Hadid është kritikuar nga Qeveria e Izraelit pasi që shpërndau një meme në rrjetet sociale, të cilën ata e konsideruan antisemitike – derisa ata pyesin atë: A keni fjetur mirë javën e kaluar?

Supermodelja Gigi Hadid ka ndezur debatin në rrjetet sociale me Qeverinë e Izraelit pasi që ajo postoi një tekst grafik në storyin e saj në Instagram duke kundërshtuar shtetin hebre dhe duke mbështetur në anën tjetër popullin palestinez.

Gjatë vikendit, Hadid, e cila është vajza e të famshmit të pronave në Amerikë, Mohamed Hadid, dhe është palestineze, shpërndau një mesazh grafik për luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme teksa shkroi se “nuk ka asgjë hebreje në atë se si qeveria e Izraelit i trajton palestinezët”.

“Të kritikosh qeverinë e Izraelit nuk është antisemitike dhe të mbështetësh palestinezët nuk është mbështetje për Hamasin”.

Qeveria e Izraelit bëri një devijim nga qëndrimi që pati Hadid, duke postuar një story në Instagram si kundërpërgjigje ndaj saj.

“Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit në Izrael. Të dënosh sulmet e Hamasit, që janë të ngjashëm me ISIS, nuk është anti-Palestinë dhe të mbështetësh izraelitët në luftën e tyre kundër këtyre terroristëve barbarë është gjëja e duhur që mund ta bëni”.

Llogaria e shtetit të Izraelit pastaj etiketoi në komente Hadidin, duke e pyetur “A ke fjetur mirë javën e kaluar? Apo ju mbyllni një sy për bebet hebreje që u theren në shtëpitë e tyre? Heshtja juaj tregon se me kënd jeni. Ne po ju shohim”.

Qeveria e Izraelit pastaj ka postuar një fotografi të tmerrshme të një dyshemeje me gjak që ishte i një vajzë të vogël që ishte vrarë ftohtë nga terroristët e Hamasit.

“Nëse ju nuk e dënonin këtë akt, fjalët e juaja nuk vlejnë asgjë”, shkruan kjo llogari që etiketon përsëri Hadidin.

Prej që ka shpërthyer lufta e fundit në Lindje të Mesme, bota ka qenë dëshmitare e një terrori barabar që e kanë kryer terroristët palestinez që mbështeten nga Irani, e ku jan ëvrarë më shumë se 1400 izraelit, derisa motra e madhe e Hadid po ashtu ka postuar një numër të madh të postimeve e deklaratave ku kritikon veprimet e ushtrisë dhe qeverisë së Izraelit dhe përkrah ekstremistët pro Palestinë.

Në deklaratën që shkroi vetë Hadid, ajo nuk dënon në mënyrë eksplicite veprimet e Hamasit dhe as nuk e quan terrorizmin e tiyre antisemitik. Në fakt, përmendja e termit antisemitik ndodh kur ajo pretendon se të qenit pro Palestinë nuk është njëjtë që të qenit antisemitike.

“Terrori në njerëz të pafajshëm nuk është nuk është në një vijë të njtëjtë dhe nuk ka ndonjë dobi të mirë për lëvizjen për ‘Palestinën e Lirë”, ka shkruar ajo.

Fjalët e saj, megjithatë, bien ndesh me ndjenjat që kanë shpërndarë shumë aktivist propalestinez në tërë vendin dhe bota në këto ditë prej sulmit shokues të Hamasit.

Disa profesorë të Yale dhe Columbia, me origjinë palestineze, e festuan këtë ditë të masakrës si një fitore për rezistencën palestineze

Studentë pro-palestinez janë mbledhur në vend të ndryshme të botës duke ndarë ndjenja të njëjta, më shumë që pajtohen se sulmi terrorist ishte hapi i parë drejt dekolonializimit dhe atyre të cilët mbështesin idenë që duhet bërë përpjekje serioze dhe konkrete për ta zgjidhur problemin.

/GazetaSinjali/