image Deklarata e Macron rreth vizave, Osmani: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Politikë

Deklarata e Macron rreth vizave, Osmani: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave dhe për mos mbajtjen e fjalës nga Kosova.

Osmani ka thënë se gjatë qëndrimit në Granada ka pasur rastin që t’i diskutojë të gjitha çështjet me presidentin e Francës dhe ka thënë se beson që Kosova do të ketë mirëkuptimin për tejkalimin e sfidave.

“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macroon gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”, ka thënë Osmani për EO.

Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të deklarohet në një moment tjetër.

“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje” ka përfunduar presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/