Liderët e tabelës humbën shansin për të kaluar gjashtë pikë më shumë në krye të tabelës, pasi u ndalën nga kundërshtarët e tyre nga vendi i 15-të, të cilët krijuan një epërsi befasuese prej 2-0 në “Santiago Bernabeu”.
U deshën dy gola të vonshëm nga Luka Modric dhe Militao që Reali të shmang humbjen e papritur.
“Ata shënuan një gol nga qendra e sulmit. Për golin e dytë, ne mund të ishim më kompaktë,” tha Ancelotti.
“Janë detaje të vogla që na kanë kushtuar dy pikë. Ne nuk jemi të lumtur, por ka shumë gjëra që duhet të marrim parasysh. Pësuam dy gola dhe reaguam mirë. Zakonisht këto ndeshje humbasin, por kjo flet shumë mirë për skuadrën”, shtoi ai.
Reali e kryeson tabelën me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla e vendit të dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/