Luftimet në mes forcave ruse dhe atyre ukrainase janë duke vazhduar edhe në këtë kohë.
Sipas raportimeve të gazetarëve të CNN, sonte në mbrëmje janë dëgjuar përsëri shpërthime në rajonin e Kievit, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto shpërthime apo se kush ishte cak i tyre.
Gjatë ditës së sotme, forcat ruse kanë goditur një kullë transmetimi të televizioneve, e ku mbetën të vdekur disa persona.