image Dëgjohen edhe tre dëshmitarë në gjykimin ndaj “Burdushit”

Drejtësi

Dëgjohen edhe tre dëshmitarë në gjykimin ndaj “Burdushit”

news image

Me dëgjimin e dëshmitarëve L.K., M.Q. dhe D.H., sot, ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, por gjykata ndaloi publikimin e deklaratave të tyre, ndërsa vendosi që emrat e tyre të publikohen vetëm me iniciale, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Burdushi po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje, ku përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro.

Në këtë rast, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala ka ndaluar publikimin e deklaratave të të dëmtuarve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Edhe në seancën e 19 tetorit, nuk u lejua publikimi i dëshmive të pesë dëshmitarëve në gjykimin ndaj Burdushit, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu, publikimi i dëshmive të dy dëshmitarëve të tjerë në këtë gjykim, ishte ndaluar edhe në seancën e 17 shtatorit.

Seanca e radhës në këtë rast, është caktuar të mbahet më 13 dhjetor 2021, ku pritet të dëgjohen dëshmitarët F.SH., B.K., dhe F.C../GazetaSinjali/