image Dega e LDK-së në Mitrovicë nesër do të bëjë koalicon me AKR-në dhe PD-në

Politikë

Dega e LDK-së në Mitrovicë nesër do të bëjë koalicon me AKR-në dhe PD-në

news image

Dega e Lidhjes Demokratike në Mitrovicë nesër në ora 12:00 do të bëjë koalicion me partinë Aleanca Kosova e Re dhe me Partinë Demokratike.

Kjo është bërë e ditur përmes Zyrës për Informim nga Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të nderuar, nesër (e martë), më datë 9 qershor 2020, në orën 12:00 në selinë e LDK-së Dega në Mitrovicë, bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të koalicionit në mes të LDK-AKR dhe LDK-PD. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje! LDK – Zyra për Informim”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.