Luiz Ejlli publikoi një ditë më parë këngën që kishte premtuar prej kohësh, “Dedikim” për Kiara Titon.
Kjo e fundit u shfaq edhe në videoklip për disa sekonda ku shkëmbyen momente të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.
Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.
Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.
Për më tepër, hidhini një sy vetë dy këngëve: VIDEO