image Deda: Caktimi i 22 gushtit, hajgare

Politikë

Deda: Caktimi i 22 gushtit, hajgare

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka reaguar pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.

Deda ka thënë se Kuvendi mund të shpërbëhet edhe më 6 gusht, nëse sipas tij qëndron ajo se sa më parë duhet të shkojë vendi në zgjedhje.

Sa më parë të shkojmë në zgjedhje” e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit më 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë “sa më parë” duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare.“, ka shkruar Deda në rrjetin social, Instagram.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur 22 gushtin, si datë për shpërbërjen e Kuvendit, gjë që i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme./Sinjali/

https://www.facebook.com/ideda/posts/10157271683795871