Mungesa e kapakëve të kanalizimeve përbën rrezik për kalimtarët që e frekuentojnë atë rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me një problem të tillë po përballen edhe qytetarët e Deçanit.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, “karrem” i këtij problemi u bë një veturë.
Në disa fotografi të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, shihet se goma e parë e një veture ka ngecur krejtësisht në kanalizim.
“Bie vetura ne shaktin e hapur. Rrezikohet edhe jeta, sidomos e fëmijëve të shkollës”, tha ai.
Në fotografinë e dytë shihet edhe një qytetar që i ka shkuar në ndihmë shoferit të veturës, për ta nxjerrë veturën nga kanalizimi.