Rey Manaj ishte lojtari më i mirë i Barcelonës në miqësoren e zhvilluar ndaj Gimnastic disa ditë më parë.
Ai shënoi het-trik në debutimin e tij me ekipin A të katalanasve, ndërsa kjo paraqitje solli një rritje të kërkesave në treg për sulmuesin shqiptar.
Sassuolo ka qenë klubi i parë nga Serie A që ka shprehur interesimin.
Por nuk është vetëm ky klub, pasi Manajn e kërkon edhe një tjetër klub i elitës italiane.
Bëhet fjalë për Venecian, e cila këtë sezon ka prekur një sukses historik duke u kthyer në elitë pas shumë e shumë vitesh.
Venecia po mendon të krijojë një grup të mirë për sezonin e ri dhe emri i lojtarit shqiptar i josh për të plotësuar majën e sulmit. /Gazeta Sinjali Sporti/