image De Ligt i gatshëm për sfidën e radhës për Holandën

Futboll

De Ligt i gatshëm për sfidën e radhës për Holandën

news image

Lajm i mirë nga grumbullimi i Holandës në lidhje me gjendjen fizike të Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Juventusit ka lënë pas dëmtimin që la jashtë në ndeshjen e parë, transmeton Sinjali Sport.

Një informacion i shkëlqyer nga stafi mjekësor i “Tulipanëve”, pasi trajneri Frank de Boer tani do të ketë në dispozicion një nga lojtarët kryesor që do të japë shumë më tepër siguri në lojën mbrojtëse duke nisur që nga përballja e radhës me Austrinë.

Kujtojmë që në sfidën e parë ndaj Ukrainës, e fituar 3-2 nga Holanda, skuadra e De Boer pësoi dy gola që tregoi dobësitë që ka kjo skuadër në prapavijë kur nuk luan De Ligt, aq më tepër që për arsye dëmtimi ka humbur Evropianin edhe Virgil van Dijk.

Holanda, pas suksesit të arritur ndaj Ukrainës mund të konsiderohet e kualifikuar në fazën tjetër, pasi vështirë se do të dështojë të marrë pikë më Austrinë apo Maqedoninë e Veriut.  /Gazeta Sinjali Sporti/