Futbollisti i Barcelonës, Frenkie de Jong ka zbuluar se ish-bashkëlojtari i tij, Abdelhak Nouri e ka bindur ata që të transferohet tek klubi katalunas.
Në një prononcim për ‘De Wereled Draait Door’, De Jong tregoi që Nouri, në atë kohë në koma, e kishte bindur që të transferohej tek Barcelona, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kur e kisha të paqartë se cilin klub duhej të zgjidhja, unë shkova ta shoh Nourin dhe nëna e tij e pyeti ‘Djali im, ku duhet të shkoi ai?’, dhe kur ajo e përmendi Barcelonën, Nouri bëri një lëvizje me sy. Ishte e mrekullueshme”, ka thënë holandezi.
Vlen të kujtojm që De Jong ishte shumë afër PSG por në momentet e fundit Barcelona arriti ta transferoj holandezin./Gazeta Sinjali/