image De Jong fut në telashe Barçën: Nuk pranon largimin dhe as uljen e pagës

Futboll

De Jong fut në telashe Barçën: Nuk pranon largimin dhe as uljen e pagës

news image

Frenkie de Jong ka futur në telashe klubin e Barcelonës.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, agjentët e Frenkie De Jong, Ali Dursun dhe Hasan Cetinkaya kanë informuar Barcelonën se Frenkie ende nuk ka ndërmend të largohet – gjithashtu se Frenkie dhe agjentët nuk po pranojnë asnjë ulje rroge, apo bisedime në lidhje me këtë.

Man United është gjithashtu e informuar dhe marrëveshja tani po ngec.

Kjo mund t’i shkaktojë telashe të mëdha klubit spanjoll në objektivat e ardhshëm të Barcelonës, i cili pritej të largohej në mënyrë që blaugranasit të vazhdojnë ndjekjen e objektivave të tyre në këtë afat kalimtar veror.

/GazetaSinjaliSport/