Ai u shpreh se bëri një zgjedhje zemre duke u transferuar në Torino, duke shtuar se ka qenë një tifoz i Juventusit që në fëmijëri. Është fjala për Matthijas De Ligt, xhevahirin e Ajax-it, të gjysmë-finales së Champions League, i cili në verë u transferua në Torino.
Për mbrojtësin 20 vjeçar ofertat ishin të shumta. Barcelona e kërkonte në Spanjë, Mancester United në Premier League, ndërsa në Itali Juventusi i cili është dhe ekipi aktual i tij. Matthijas dukej sikur do transferohej në katalonjë në verë por e ardhmja e tij mori një kthesë 360 gradë duke u transferuar tek “zonja e vjetër”, ekip me të cilën mbrojtësi është shprehur se e ka pasur ëndërr të luaj.
Për të ardhmen e tij ka folur ish shoku i mbrojtësit tek Ajax Frenkie De Jong, i cili është shprehur që në një të ardhme të afërt De Ligt mund ta shohim në Katalonjë.
“De Ligt mund të luaj për Barcelonën në të ardhmen e afërt. Fakti që ai aktualisht luan në Itali nuk do të thotë se ai nuk mund të luaj për Barcelonën brenda pak viteve. Ai ka bërë gjënë e duhur duke u transferuar në Itali, po bën një punë shumë të mirë në Torino”, tha De Jong.
Kujtojmë që 20 vjeçari De Ligt e kishte të vështirë në Torino për të fituar një fanellë titullari, por dëmtimi i Giorgio Chiellini i hapi rrugë për t’u aktivizuar dhe deri më tani ka zhvilluar paraqitje shumë të mira për kampionët në fuqi të Serie A.