Kevin De Bruyne gjatë ditës së djeshme paralajmëroi se mund të largohet nga Manchester City nëse nuk hiqet dënimi për mospjesmarrje 2 vite në Ligën e Kampionëve.
Tashmë kanë filluar spekulimet nga mediat se ku mund të jetë e ardhmja e belgut, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, De Bruyne e pëlqen një kalim tek Barcelona. Por, për momentin ky transferim duket i pamundur për shkak të çmimit të lartë që e ka belgu.
Për ta transferuar De Bruynen, Barcelona duhet të heq dorë nga Lautaro apo Neymar./Gazeta Sinjali/