Mesfushori i kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne ka thënë se nuk mund të pritet nga Belgjika të garojë kundër Italisë dhe Francës.
Ndonëse është e para në renditjet zyrtare, De Bruyne thotë se i mungojnë lojtarët cilësorë, transmeton Sinjali Sporti.
“Ne luajtëm mirë kohe pas kohe ndaj ekipeve të mëdha dhe luajtëm me fytyra të reja të cilat bënë punë të mirë”, tha De Bruyne.
“Me gjithë respektin, ne jemi vetëm Belgjika. Është gjeneratë e re, neve na munguan Romelu Lukaku dhe Eden Hazardi sot, prandaj duhet të jemi realistë për ekipin që e kemi”, theksoi ai.
“Italia, Franca dhe Spanja i kanë nga 22 lojtarë të mëdhenj për t’i zgjedhur, e ne nuk i kemi”, shtoi ai.
Belgjika humbi nga Italia në ndeshjen për vendin e tretë, me rezultat 2:1.