image Daut Haradinaj komenton takimin Rama – Kurti, flet edhe për taksën

Politikë/ Daut Haradinaj komenton takimin Rama – Kurti, flet edhe për taksën

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka përsëritur se do të kërkojnë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë që të kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, natyrisht se hapja e këtij diskutimi e ka bërë vetë kryeministri që propozoj në një far forme reciprocitet, edhe në ditët e fundit reciprocitet mund të ketë por përderisa s’ka njohje nuk ka reciprocitet, në këtë rast më e udhës do të ishte që taksa të mbetet, e SHBA të ketë një draft agjendë për njohjen e pavarësisë  së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar se si janë dukur kryeministri Kurti dhe Rama. Ai ka thënë se ‘nuk do të kishim dashtë t’i shohim ato pamje jo fort të lezetshme mes Kurtit dhe Ramës’.

“Fatkeqësisht nismëtar i Mini Schengenit është kryeministri i Shqipërisë, e ne si Kosovë ndihemi shumë keq në këtë pozitë që jemi, ne nuk do të kishim dashtë t’i shohim ato pamje jo fort të lezetshme mes Kurtit dhe Ramës, por, gjithsesi mini schengeni pa Kosovën shtet dhe njohje reciproke në asnjë variant nuk duhet që pajtohet. Do të jemi kategorik kundër”, tha ai. /Gazeta Sinjali/