image Data e prezantimit të iPhone 13, çmimi dhe krejt çka duhet të dini - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Data e prezantimit të iPhone 13, çmimi dhe krejt çka duhet të dini

news image

Nëse data e prezantimit të iPhone 13 ndjek modelin e Apple për lançimet e mëparshme, ne mund ta shohim këtë pajisje të dalë në rafte më 24 shtator të 2021.

Për sa do të kushtojë iPhone 13, ne do të presim që çmimet të gjurmohen me diapazonin e iPhone 12 – përkatësisht 699 $, 799 $, 999 $ dhe 1,099 $.

Apple ka tendencë të mbajë çmimet e saj për çdo brez të ri të iPhone relativisht afër asaj që i parapriu.

Modeli i ri iPhone Pro do të sjellë ndoshta ekranet 120 Hz Pro Motion që përdorin të njëjtën teknologji si Samsung Galaxy S21.

Gjithashtu, do të prezantohet funksioni “Always-On Display”, ku ora dhe bateria do të jenë akoma të dukshme, dhe kur njoftimi të vijë, do të shfaqet shkurtimisht, megjithëse ekrani nuk do të ndriçohet plotësisht.

Ende nuk dihet nëse e gjithë kjo do të zbatohet për modelet e zakonshme, pra ato që nuk kanë prapashtesën “Pro”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: