image Dasmë diku në Kosovë, me këngë e valle shpërfillen masat kundër koronavirusit

Kosovë

Dasmë diku në Kosovë, me këngë e valle shpërfillen masat kundër koronavirusit

news image

Dasmat nuk po ndalen, ani pse Policia dhe Inspekcioni kanë nisur aksione për ta dënuar çdo person që organizon aktivite që ndalohen me vendimin e fundit të Qeverisë me masat kundër përhapjes së koronaavirusit.

Një DJ para rreh dy orësh e ka publikuar një video nga një dasmë, ndërsa nuk ka treguar për vendin ku po mbahej ajo.

Më 28 korrik, Qeveria i ka miratuar masat e reja për parandalimin e koronavirusit, ku përfshihet edhe ndalimi i ahengjeve familjare.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Gazeta Sinjali