image "Dashni e madhe" - kënga e re e Dafina Zeqirit

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Dashni e madhe” – kënga e re e Dafina Zeqirit

news image

Këngëtarja e njohur njëherësh shumë e përfolur shqiptare, Dafina Zeqiri e ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Dashni e madhe” dhe pritet të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Sa dashni e madhe…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, në të cilën ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/B-cNPlFhmK0/

Dafina nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Një herë në jetë”, në bashkëpunim me Cricket është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/