image "Darkë për qejfi", Sami Lushtaku vazhdon t'i shkelë masat antiCOVID, nuk mungojnë mezet e alkooli

Kosovë

“Darkë për qejfi”, Sami Lushtaku vazhdon t’i shkelë masat antiCOVID, nuk mungojnë mezet e alkooli

news image

Mobilizimet e partive politike në vend po vazhdojnë çdo ditë e më shumë pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse, pothuajse secila parti në tubimet e tyre parazgjedhore po shkelë masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, kjo nuk po u bën përshtypje atyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe te kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi me përshkrimin: Darkë për qejfi me bashkëluftëtarë e miq!

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar edhe dy netët e fundit për Lushtakun, pasi përsëri ky i fundit kishte vazhduar t’i mbledhte burrat në mes të pandemisë, ndonëse sipas vendimit të qeverisë ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

/Gazeta Sinjali/