image Dardan Sejdiut nuk i pret sakica në një vend, prej zotimit për ta çuar përpara PSD-në përfundoi në dorëheqje

Kosovë

Politikë/ Dardan Sejdiut nuk i pret sakica në një vend, prej zotimit për ta çuar përpara PSD-në përfundoi në dorëheqje

news image

Dardan Sejdiu është njëri prej politikanëve kontrovers i cili është “djegur” publikisht për jokonsistencën në qëndrimet e tij politike.  

Ai nuk kishte hezituar të jepte qëndrime e deklarata publike, të cilat e kanë demantuar atë në disa raste.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, pavarësisht rezultatit, Dardan Sejdiu u shpreh i bindur se PSD nuk shuhet dhe do të vazhdojë përpara, madje duke thënë se nuk janë si Ora, emër ky i ish Partisë Reformiste Ora të udhëhequr nga Veton Surroi e cila nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor.

Ndryshe prej zotimit publik dhe vendosmërisë për të vazhduar përpara me PSD-në, Sejdiu duket se është dorëzuar në mes të rrugës, pas publikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-së.

Ai komunikoi sot publikisht se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti duke e lënë subjektin politik në mëshirën e bashkëpartiakëve të tij që kishin ikur nga Lëvzija Vetëvendosje.

Sipas rezultatit të KQZ-së,  PSD arriti ta fitoj vetëm një deputet në kuadër të koalicionit AAK-PSD .

Me herët, Sejdiu e kishte çuar në qiell ish shefin e tij, Albin Kurti duke folur me epitet për të, ndërkohë që nuk vonoi shumë e ia ktheu shpinën duke e braktisur madje duke u përpjekur ta sfidojë përmes subjektit të ri Partisë Socialdemokrate të Kosovës. /Gazeta Sinjali/