image Dardan Sejdiu tregon përse dha dorëheqje nga PSD-ja

Politikë

Politikë/ Dardan Sejdiu tregon përse dha dorëheqje nga PSD-ja

news image

Ish-anëtari i Kryesisë dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se dorëheqja e tij nga të gjitha strukturat e partisë ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sejdiu ka thënë se ka vendosur të marrë përgjegjësi për dështimet e partisë, duke dhënë dorëheqje, duke shtuar se “edhe në humbje duhet të merret përgjegjësi”.

Ai më tutje në Interaktiv të KTV-së, ka treguar se ky është vendim individual.

 “Unë besoj që edhe si shef i grupit parlamentar kam një përgjegjësi pasi qytetarët kanë vlerësuar se nuk duhet të jemi në parlament”, ka thënë ai.

Ndërkaq, duke folur për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 6 tetorit, Sejdiu ka thënë se politikë e PSD-së nuk ishte të qëndronin gjithmonë pole të kundërta me pozitën.

Ndodhi një fitore e subjekteve që kanë qenë pole të kundërta me Qeverinë, ndërsa ne në PSD kemi menduar se nuk duhet të jemi gjithmonë pole të kundërta. Nga qytetarët kjo nuk u lexua kështu, prandaj edhe ndodhi rezultati.”

Dardan Sejdiu më tutje shtoi se ndjehet krenar me punën që ka bërë./Gazeta Sinjali/