image Danimarka me tre pikë kualifikohet, pasi deklasoi Rusinë

Futboll

Danimarka me tre pikë kualifikohet, pasi deklasoi Rusinë

news image

Ballafaqimi më interesant i Grupit B ishte mes Kombëtares së Rusisë dhe asaj të Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.

Danimarka e demoloi Rusinë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 1-4.

Futbollisti 20 vjeç Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të ka realizuar golin e parë, Sulmuesi Yussuf Poulsen ka shënuar pas gabimit në mbrojtjen ruse golin e dytë.

Sulmuesi veteran Artem Dzyuba ka shënuar për Rusinë, nga pika e bardhë në minutën e 70-të golin e nderit.

Më pas Andreas Christensen me një super gol dhe Joakim Maehle përkujdesën për dy golat tjerë.

Danimarka pas ngjarjes që i ndodhi me lëndimin e Eriksenit, arriti që të lumturojë atë me këtë fitore dhe me kualifikim.

Në tjetrën anë sovjetikët humbën lojën e parë, derisa të dytën e fituan dhe kjo humbje rezultoi me eliminim për ta.

Kopenhaga e Danimarkës me stadiumin “Parken” ishte nikoqire e kësaj përballje. /Gazeta Sinjali Sporti/