Fëmijët deri në moshën 11 vjeçare po kthehen nëpër çerdhe dhe shkolla në të gjithë Danimarkën, pasi qeveria e këtij vendi u bë e para në Evropë që zbuti kufizimet për koronavirusin në arsim.
Kryeministri Mette Frederiksen mirëpriti fëmijët ndërsa shkuan përsëri në shkollë në kryeqytetin Kopenhagë.
Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropë që vendosi bllokada, duke i mbyllur shkollat nga 12 marsi.
Shkalla e infeksionit ka qenë e ulët por kritikët paralajmërojnë se strategjia është e rrezikshme.
“Ne të gjithë jemi pak nervozë dhe do të duhej të sigurohemi që t’i përmbahemi rregullave të higjenës”, i tha BBC-së Elisa Rimpler nga BUPL.
Masat e Danimarkës vijnë përderisa shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, caktoi një plan për heqje graduale të kufizimeve në bllokun prej 27 shtetesh, por e bëri të qartë se nuk ishte një sinjal për të vepruar menjëherë.