Braziliani, Daniel Alves, sot gjatë ditës ka përfunduar testet mjekësore te klubi katalunas, Barcelona.
Pas testimeve, ai do të vazhdojë me seancën stërvitore me lojtarët katalunas, ku në krye të tyre tashmë është Xavi Hernandez.
Sipas “Marca”, zyrtarizmi i brazilianit pritet të bëhet të mërkurën në stadiumin “Camp Nou”.
38-vjeçari edhe më herët ka qenë pjesë e Barcelonës, ku karriera e tij si lojtar i Barcelonës ka fituar 23 trofe.
????✅ @DaniAlvesD2 pic.twitter.com/3rpiWA9dBY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 15, 2021