Gjatë ndeshjes së boksit së Canelo Alvarez në Las Vegas, Dan Bilzerian pretendon se dikush ia vodhi orën e tij luksoze nga dora.
Lojtari i pokerit të Playboy ka thënë për TMZ se mbante një orë Richard Mille me vlerë në mes 950 mijë dollarë dhe një milion dollar, në ndeshjen e Canelo dhe një moment vuri re se i mungonte aksesori në dorën e tij.
Dan thotë se po bënte një sërë fotografish me fansat gjersa mendon se mund t’i ketë rrëshqitur nga kyçi dorës, sepse ora me fibër karboni është shumë e lehtë dhe nuk ka një kyç në kapëse.
Burime për TMZ bënë të ditur se policia po merret me rastin dhe se po e hetojnë këtë.
Ai thotë më tej se e paraqiti rastin menjëherë në polici pas përleshjes të së shtunës mbrëma dhe tani po ofron një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për çdo person që mund të japë informacion në lidhje me orën.
Dan thotë se nuk e kishte në një vend të sigurt orën dhe se ky moment nuk është kapur në asnjë kamerë.
Ai shpreson që paratë e shpërblimit mund ta nxisin dikë që ta rikthejë orën e humbur. /GazetaSinjali/