image Arrestohen 15 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur "Poker"

Siguri

Arrestohen 15 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur “Poker”

news image

15 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë, të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Ata u kapën në një banesë në këtë qytet, duke luajtur lojën “Poker”.

Nga 15 të arrestuarit, prokurori urdhëroi që vetëm njëri prej tyre të ndalohet për 48 orë.

Bëhet fjalë për P.Gj, i lindur në vitin 1975.

Ndërkaq, 14 të prangosurit e tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale, Policia njofton se janë konfiskuar:

  • Tavolinë e bixhozit,
  • Roleta për lojë,
  • Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).

Po ashtu të gjithë personave të përshirë në atë veprimtari u janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mosrespektim të orarit të lëvizjes./GazetaSinjali/