image Bendtner humb 6 milionë euro në poker

Futboll

Sport/ Bendtner humb 6 milionë euro në poker

news image

Ish sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka zbuluar se ka humbur 6 milionë euro duke luajtur poker.

Sulmuesi danez, 32 vjeç, filloi të luante Texas Hold’Em që në moshën 19 vjeç. Dashuria e tij për lojën çoi në disa probleme, duke përfshirë një natë në Londër, ku “gjërat dolën jashtë kontrollit”.

Bendtner insistoi që ai nuk kishte një varësi nga lojërat e fatit, dhe tha se luan për sasi më të vogla.

Sulmuesi e zbuloi këtë në Bendtner dhe Philine, një shfaqje televizive daneze që ai bashkë-udhëheq me të dashurën Philine Roepstorff.

“Kam humbur shumë para – një shumë krejtësisht jorealiste,” tha Bendtner, për The Sun.
“Unë kam luajtur shumë poker në jetën time. Unë kam luajtur kundër një lojtar profesionist poker që kur isha 19 vjeç.

“Eshtë e vështirë të vendosësh një shumë se sa kam humbur, por është rreth 6 milion euro.
“Kjo ishte për lojërat e fatit, argëtim dhe telashe.

Bendtner ka qenë pa një klub që nga largimi i FC Kopenhagës në fund të vitit 2019. Ai u largua nga Arsenali në 2014 dhe ka luajtur për Juventus, Wolfsburg dhe Sunderland.

/Gazeta Sinjali/