image Dallaku flet pas fitores ndaj Gjilanit

Futboll

Sport/ Dallaku flet pas fitores ndaj Gjilanit

news image

Trajneri i ri i Prishtinës, Armend Dallaku, e ka nisur rrugëtimin me skuadrën e Prishtinës me fitore, duke mposhtur Gjilanin në xhiron e gjashtë të Ipko Superligës së Kosovës.

Prishtina ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2:1, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe Dallaku, i cili ka thënë se është i lumtur për fitoren e Prishtinës.

Të them të drejtën sot jam i gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin sesa për vetën që debutova me fitore, sepse rezultatet e klubit nuk ishin deri më tani të kënaqshme”, citohet të ketë thënë ai.

Ai më tutje ka thënë se rolin e trajnerit e ka pranuar me shumë kënaqësi, pasi që i njeh lojtarët e Prishtinës./Gazeta Sinjali/