image Prishtina e fiton derbin ndaj Gjilanit

Futboll

Sport/ Prishtina e fiton derbin ndaj Gjilanit

news image

Ka përfunduar ndeshja në mes të Prishtinës dhe Gjilanit me rezultat 2-1.

Ky rezultat shkon në favor të skuadrës së Prishtinës, e cila arriti fitoren pas një drame të vërtetë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ergyn Ahmeti në minutën e 13-të e shënoi golin e parë për “bardhekaltërtit”, por në minutën e 84-të të ndeshjes, Bedri Greca shfrytëzoi një top të kthyer për të barazuar rezultatin.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim, Alban Shillova në minutat shtesë (90+4′) i siguroi tre pikë skuadrës së tij.

Pas kësaj ndeshje, Gjilani zbret në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Prishtina në pozitën e gjashtë me 7 pikë./Gazeta Sinjali/