image Dalin rezultatet në Fushë Kosovë, numri i votave për secilin kandidat të LDK-së

Kosovë

Lista/ Dalin rezultatet në Fushë Kosovë, numri i votave për secilin kandidat të LDK-së

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë partia më e votuar në Fushë Kosovë.

LDK-ja ka marrë 5 mijë e 257 vota në këtë komunë, apo 30.79%.

Gazeta Sinjali ka siguruar listën e plotë me numrin e votave që i ka marrë secili nga kandidatët e LDK-së për deputetet.

Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Melihate Tërmkolli, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku. Kjo është top-pesëshja e LDK-së me votat e marra në komunën e cila për vite me radhë udhëhiqet nga kjo parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka marrë 4422 vota. Pas saj radhitet Kujtim Shala, i cili ka marrë 1367 vota. Top-treshja mbyllet nga Melihate Tërmkolli që ka marrë 1121 vota. Pas saj radhiten Avdullah Hoti me 1089 vota dhe Lumir Abdixiku me 1026.

Më poshtë lista e plotë. /Gazeta Sinjali/