Vajza 18-vjeçare nga Prishtina, E.Goxhuli, nuk është e infektuar me koronavirus, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali prindi i saj, Januzi.
Prishtinasja u shtri në Klinikën Infektive një ditë më parë, nën dyshimet se ishte prekur nga Covid-19 dhe ishte në pritje të rezultateve, me ç’rast rezultoi negative.
“Vajzës i ka dal rezultati negativ për koronavirus. Jemi gëzu sepse kemi pas kontakt me shumë njerëz”, tha Januz Goxhuli për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, ky prind ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta hetojnë rastin e vajzës së tij për shkak të pretendimeve se nuk ka marrë trajtim mjekësor dhe nuk ka ardhë as Emergjenca ta marrë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti në fjalë po hetohet nga Inspektorati Shëndetësor. /Gazeta Sinjali/