image Dalin pamjet nga kacafytja mes Edmond Azemit dhe Dardan Berishës

Basketboll

Sport/ Dalin pamjet nga kacafytja mes Edmond Azemit dhe Dardan Berishës

news image

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Edmond Azemit dhe Dardan Berisha u përplasen gjatë ndeshjes Sigal Prishtina – Rahoveci, të cilën skuadra nga kryeqyteti e humbi.

E, në videon e publikuar nga Klan Kosova, shihet se si nisi problemi mes dy basketbollistëve bardhekaltër.

Incidenti ndodhi gjatë një gjuajtje të lirë për skuadrën e Rahovecit, kur Berisha dhe Azemi filluan përplasjen e tyre.

Klubi prishtinas ka marrë vendim që të pezullojë të dy basketbollistët për gjestin e tyre të turpshëm.

Rahoveci e fitoi ndeshjen me rezultat 94-87, duke ia shkaktuar humbjen e tretë në këtë edicion skuadrës kampione./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/978013519227629/?t=0