Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka mbërritur në Antalya, ku është pritur nga homologu i tij, Mevlut Çavusoglu.
Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillojnë sot takimin e tyre të parë kokë më kokë në Turqi që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.
Sergei Lavrov u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën.
Presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai.
???????? Глава МЗС Дмитро Кулеба прибув до Анталії. Там заплановані переговори з міністром закордонних справ росії Лавровим. pic.twitter.com/SH2bcu1v6y
— Телеканал "Прямий" (@prm_ua) March 10, 2022