Kanë dalur pamjet kur është kapur dhe neutralizuar autori i sulmit ndaj pesë personave afër një xhamie në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga pamjet e publikuara shihet se dëshmitarët e pranishëm e godasin atë me shkelma si shenjë revolte ndaj sulmit që ka bërë ai ndaj besimtarëve në xhami.
Sulmi ka ndodhur në mesditën e sotme para xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë kur një 34-vjeçar ka plagosur me thikë pesë persona./Gazeta Sinjali/