Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në magjistralen Lipjan-Shtime.
Lexues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe policia.
Brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve në Kosovë e kanë humbur jetën pesë persona. Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.