Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë humbur jetën, pasi një kamion dhe një benz me targa shqiptare u përplasën ‘kokë më kokë’.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spital.
Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.
Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.
Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.