image Dalin në fushë lojtarët, largohen tifozët skandaloz - fillon ndeshja Rumani-Kosovë

Futboll

Dalin në fushë lojtarët, largohen tifozët skandaloz – fillon ndeshja Rumani-Kosovë

news image

Pas disa minutave ndërprerje ka rinisur përballja Rumani-Kosovë, e cila u ndërpre në gjysmë si pasojë e thirrjeve dhe shpalosjes së banerit nacionalist me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ nga tifozët rumun, raporton GazetaSinjaliSporti.

Futbollistët e Kosovës u fishkëllyen nga tifozët rumunë gjatë momentit kur dolën në fushë për herë të dytë gjatë pjesës së parë.

Nga ana tjetër, lojtarët rumunë nuk u shfaqën së bashku me dardanët, teksa daljen e tyre të dytë për sot në fushë e bën pas disa sekonda.

Po ashtu, tifozët që shfaqën banderolën skandaloze ku shkruhej “Kosova është Serbi”, janë larguar komplet nga stadiumi.

Pjesa tjetër e tifozëve që janë në stadium, u paralajmërua disa herë se provokimi i radhës, i diskualifikon rumunët nga kjo ndeshje.

Ndeshja u ndërpre në minutën e ’17-të, ndërsa rinisi pas rreth 30 minuta ndërprerje.

/GazetaSinjaliSport/