image Tifozët rumunë me mesazh skandaloz para sfidës ndaj Kosovës: Do të luajmë me territorin e Serbisë

Futboll

Tifozët rumunë me mesazh skandaloz para sfidës ndaj Kosovës: Do të luajmë me territorin e Serbisë

news image

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45.

Në prag të fillimit të kësaj ndeshje, mesazhet provokuese nga tifozët rumunë tashmë kanë nisur.

Tifogrupi i quajtur “Të bashkuar nën trengjyrëshin” ka publikuar një postim në “Facebook”, ku edhe aty mohojnë të pranojnë faktin që ekipi i tyre po luan ndaj Kombëtares së Kosovës.

Madje, postimi i tyre skandaloz shkon aq larg duke pretenduar se Kosova është territor që u mor ilegalisht nga Serbia.

“Trengjyrët do të takohet me ekipin e futbollit të një rajoni që Rumania nuk e njeh si shtet të pavarur, duke respektuar të vërtetën historike, sipas së cilës ky territor i është marrë ilegalisht shtetit të ri fqinj, Serbisë. Pas ndeshjes së turneut në Prishtinë, himni ynë u fishkëllye përgjatë gjithë stadiumit dhe tifozët rumunë ishin shënjestër e fyerjeve të vazhdueshme dhe ofendimeve të tifozëve kosovarë, ku shumica e tifozëve u evakuuan, arrestuan, sulmuan dhe gjobiten vetëm për shkak se deklaruan një të vërtetë historike e nënvizuar dhe në nivel shtetëror, ka ardhur koha e kthimit. Ne mbetemi konsistent në afirmimin e realitetit dhe siç theksuam në ndeshjet vajtje-ardhje me Serbinë në vitin 2018, nga Beogradi dhe Bukureshti, si dhe në ndeshjen e raundit në Prishtinë, e perceptojmë kundërshtarin e sotëm si një pa legjitimitet, të ndarë nga të huajt nga shteti amë, siç ishte Basarabia ‘Vjedhur në mënyrë të përsëritur nga vendi ynë nga ‘Monster from the Dawn. Shihemi në stadium!”, thuhet në postimin skandaloz dhe qesharak të këtij grupi tifozësh.

Ky postim është shoqëruar edhe me një video të rumunëve nga udhëtimi i tyre në Prishtinë. Ata në “Fadil Vokrri” kishin bërë gjithashtu provokime të këtij lloji, duke brohoritur emrin e Serbisë.

https://www.facebook.com/unitisubtricolor2013/videos/247486014938094/?cft[0]=AZV-HzHflOY4ZpIbrMAEIHMbmU3diuQmRbKGm5cPoPp7lajHXfcOfwPtrdupFKmmS4RE6P9doDfil-Ed46NYL6hr_92H4mMlHJXOTRLZ2URO4TNliNHV9dvuR8qYviHxMvWT0K3X5jZh0bjZiw7zLgyNr5TyjzP_ALvtyMtigA7442vadjd6Mz4pta5MLYyqhqQ&tn=%2CO

Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.

/GazetaSinjaliSport/